-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Mateo 19:1|
Mbasi Jezusi i mbaroi këto ligjërata, u nis nga Galilea dhe erdhi në krahinën e Judesë, përtej Jordanit.
-
2
|Mateo 19:2|
Turma të mëdha e ndiqnin dhe ai i shëroi atje.
-
3
|Mateo 19:3|
Atëherë iu afruan disa farisenj për ta provokuar dhe i thanë: "A është e lejueshme që burri ta ndajë gruan për një shkak çfarëdo?'.
-
4
|Mateo 19:4|
Dhe ai, duke u përgjigjur u tha atyre: "A nuk keni lexuar ju, se ai që i krijoi që në fillim, i krijoi mashkull dhe femër?
-
5
|Mateo 19:5|
Dhe tha: "Për këtë arsye njeriu do ta lërë babanë dhe nënën e vet dhe do të bashkohet me gruan e vet; dhe të dy do të jenë një mish i vetëm".
-
6
|Mateo 19:6|
Dhe kështu ata nuk janë më dy, por një mish i vetëm; prandaj atë që Perëndia ka bashkuar, njeriu të mos e ndajë'.
-
7
|Mateo 19:7|
Ata i thanë: "Atëherë përse Moisiu urdhëroi të jepet letërndarja dhe të lëshohet?'.
-
8
|Mateo 19:8|
Ai u tha atyre: "Moisiu ju lejoi t´i ndani gratë tuaja për shkak të ngurtësisë së zemrave tuaja, por në fillim nuk ka qenë kështu.
-
9
|Mateo 19:9|
Por unë ju them se kushdo që e lëshon gruan e vet, përveç rastit të kurvërisë, dhe martohet me një tjetër, shkel kurorën; edhe ai që martohet me gruan e ndarë, shkel kurorën'.
-
10
|Mateo 19:10|
Dishepujt e vet i thanë: "Në qoftë se kushtet e burrit ndaj gruas janë të tilla, më mirë të mos martohet'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 5-7