- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Mateo 20:1|
									'Mbretëria e qiejve i ngjan, pra, një zot shtëpie, që doli herët në mëngjes për të pajtuar me mëditje punëtorë për vreshtin e vet.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Mateo 20:2|
									Mbasi ra në ujdi me punëtorët për një denar në ditë, i dërgoi në vreshtin e vet.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Mateo 20:3|
									Pastaj doli rreth orës së tretë dhe pa të tjerë që rrinin në shesh, të papunë.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Mateo 20:4|
									Dhe u tha atyre: "Shkoni edhe ju në vresht dhe unë do t´ju jap sa është e drejtë". Dhe ata shkuan.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Mateo 20:5|
									Doli përsëri rreth orës së gjashtë dhe orës së nëntë dhe bëri po ashtu.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Mateo 20:6|
									Kur doli përsëri rreth orës njëmbëdhjetë, gjeti disa të tjerë, të papunë, dhe u tha: "Përse rrini gjithë ditën këtu pa bërë asgjë?".									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Mateo 20:7|
									Ata i thanë: "Sepse askush nuk na ka marrë me mëditje". Ai u tha atyre: "Shkoni edhe ju në vresht dhe do të merrni aq sa është e drejtë".									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Mateo 20:8|
									Kur erdhi mbrëmja, i zoti i vreshtit i tha kujdestarit të vet: "Thirri punëtorët dhe jepu mëditjen e tyre, duke filluar nga ata të fundit e deri te të parët".									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Mateo 20:9|
									Dhe kur erdhën ata të orës njëmbëdhjetë, morën nga një denar secili.									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Mateo 20:10|
									Kur erdhën të parët, menduan se do të merrnin më shumë, por edhe ata morën nga një denar secili.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18