-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Mateo 4:11|
Atëherë djalli e la; dhe ja, u afruan engjëjt dhe i shërbenin.
-
12
|Mateo 4:12|
Jezusi, mbasi dëgjoi se Gjonin e kishin futur në burg, u tërhoq në Galile.
-
13
|Mateo 4:13|
Pastaj la Nazaretin dhe shkoi të banojë në Kapernaum, qytet bregdetar, në kufijtë të Zabulonit dhe të Neftalit,
-
14
|Mateo 4:14|
që të përmbushej ç´ishte thënë nëpërmjet profetit Isaia kur tha:
-
15
|Mateo 4:15|
'Toka e Zabulonit, toka e Neftalit, mbi bregun e detit, krahina përtej Jordanit, Galileja e paganëve,
-
16
|Mateo 4:16|
populli që dergjej në errësirë ka parë një dritë të madhe, dhe përmbi ata që dergjeshin në krahinë dhe në hijen e vdekjes, doli drita'.
-
17
|Mateo 4:17|
Që nga ajo kohë Jezusi filloi të predikojë dhe të thotë: "Pendohuni, sepse mbretëria e qiejve është afër!'.
-
18
|Mateo 4:18|
Duke ecur gjatë bregut të detit të Galilesë, Jezusi pa dy vëllezër: Simonin, të quajtur Pjetër, dhe Andrean, të vëllanë, të cilët po hidhnin rrjetën në det, sepse ishin peshkatarë;
-
19
|Mateo 4:19|
dhe u tha atyre: "Ndiqmëni dhe unë do t´ju bëj peshkatarë njerëzish'.
-
20
|Mateo 4:20|
Dhe ata i lanë menjëherë rrjetat dhe e ndoqën.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13