- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Génesis 13:1|
									Abrami, pra, u rikthye nga Egjipti në drejtim të Negevit bashkë me gruan dhe gjithçka zotëronte. Dhe Loti ishte bashkë me të.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Génesis 13:2|
									Abrami ishte shumë i pasur me bagëti, argjend dhe ar.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Génesis 13:3|
									Nga Negevi ai vazhdoi udhëtimin e tij deri në Bethel, në vendin ku më parë ndodhej çadra e tij, midis Bethelit dhe Ait,									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Génesis 13:4|
									në vendin e altarit që kishte ndërtuar në krye, dhe aty Abrami i bëri thirrje emrit të Zotit.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Génesis 13:5|
									Edhe Loti, që udhëtonte bashkë me Abramin, kishte kope bagëtish dhe çadra.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Génesis 13:6|
									Dhe vendi nuk ishte në gjendje t´i mbante, po të banonin bashkë, sepse pasuritë e tyre ishin aq të mëdha sa nuk mund të qëndronin bashkë.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Génesis 13:7|
									Lindi kështu një mosmarrëveshje midis barinjve të bagëtisë së Abramit dhe barinjve të bagëtisë së Lotit. Në atë kohë banonin në këtë vend Kananejtë dhe Perezejtë.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Génesis 13:8|
									Dhe kështu Abrami i tha Lotit: "Nuk duhet të ketë mosmarrëveshje midis teje dhe meje, as midis barinjve të mi dhe barinjve të tu, sepse jemi vëllezër.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Génesis 13:9|
									A nuk është vallë tërë vendi para teje? Ndahu nga unë! Në rast se ti shkon majtas, unë kam për të vajtur djathtas; dhe në qoftë se ti shkon djathtas, unë kam për të vajtur majtas".									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Génesis 13:10|
									Atëherë Loti ngriti sytë dhe pa tërë fushën e Jordanit. Para se Zoti të kishte shkatërruar Sodomën dhe Gomorën, ajo ishte e tëra e ujitur deri në Coar, si kopshti i Zotit, si vendi i Egjiptit.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18