- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Génesis 15:1|
									Mbas këtyre gjërave, fjala e Zotit iu drejtua Abramit në vegim duke i thënë: "Mos ki frikë, Abram, unë jam mburoja jote, dhe shpërblimi yt do të jetë shumë i madh".									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Génesis 15:2|
									Po Abrami i tha: "Zot, Perëndi, çfarë do të më japësh, sepse unë jam pa fëmijë dhe trashëgimtari i shtëpisë sime është Eliezeri i Damaskut?".									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Génesis 15:3|
									Pastaj Abrami shtoi këto fjalë: "Ti nuk më ke dhënë asnjë pasardhës; dhe ja, një i lindur në shtëpinë time do të jetë trashëgimtari im".									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Génesis 15:4|
									Atëherë fjala e Zotit iu drejtua duke i thënë: "Ai nuk do të jetë trashëgimtari yt, por ai që ka për të dalë nga të përbrendshmet e tua do të jetë trashëgimtari yt".									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Génesis 15:5|
									Pastaj e çoi jashtë dhe i tha: "Vështro me kujdes qiellin dhe numëro yjet, në rast se mund t´i numërosh", pastaj shtoi: "Kështu kanë për të qenë pasardhësit e tu".									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Génesis 15:6|
									Dhe ai i besoi Zotit, që ia vuri në llogari të drejtësisë.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Génesis 15:7|
									Pastaj Zoti i tha: "Unë jam Zoti që të nxori nga Uri i Kaldeasve, për të ta lënë si trashëgimi këtë vend".									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Génesis 15:8|
									Dhe Abrami pyeti: "Zot, Perëndi, nga mund ta dij unë që do ta kem si trashëgim?".									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Génesis 15:9|
									Atëherë Zoti i tha: "Sillmë një mëshqerrë trevjeçare, një dhi trevjeçare, një dash trevjeçar, një turtull dhe një pëllumb të ri".									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Génesis 15:10|
									Atëherë Abrami i shpuri tërë këto kafshë, i ndau më dysh dhe vendosi secilën gjysmë përballë tjetrës; por zogjtë nuk i ndau.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18