-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Génesis 29:1|
Pastaj Jakobi u nis dhe shkoi në vendin e lindorëve.
-
2
|Génesis 29:2|
Shikoi dhe pa një pus në një arë, dhe aty pranë tri kope dhensh të mbledhura tok, sepse ai pus shërbente për t´u dhënë ujë kopeve të dhenve; dhe rrasa mbi grykën e pusit ishte e madhe.
-
3
|Génesis 29:3|
Aty mblidheshin zakonisht tërë kopetë; atëherë çobanët e hiqnin rrasën nga gryka e pusit dhe u jepnin ujë dhenve; pastaj e vinin përsëri rrasën në vendin e saj, në grykën e pusit.
-
4
|Génesis 29:4|
Dhe Jakobi u tha atyre: "Vëllezër të mi, nga jeni?" Ata u përgjigjën: "Jemi nga Harani".
-
5
|Génesis 29:5|
Atëherë ai u tha atyre: "E njihni ju Labanon, birin e Nahorit?". Ata u përgjigjën: "E njohim".
-
6
|Génesis 29:6|
Ai u tha atyre: "A është mirë ai?". Ata u përgjigjën: "Éshtë mirë; dhe ja bija e tij Rakela, e cila po vjen me delet".
-
7
|Génesis 29:7|
Ai tha: "Ja, është ende ditë për diell dhe nuk ka ardhur koha për të mbledhur bagëtinë; jepuni ujë deleve dhe pastaj i çoni të kullosin"
-
8
|Génesis 29:8|
Por ata u përgjigjën: "Nuk mundemi deri sa të gjitha kopetë të mblidhen, e të kemi hequr rrasën nga gryka e pusit; atëherë do t´u japim ujë deleve".
-
9
|Génesis 29:9|
Ai po vazhdonte të fliste me ta kur arriti Rakela me delet e të atit, sepse ajo ishte një bareshë.
-
10
|Génesis 29:10|
Kur Jakobi pa Rakelën, bijën e Labanos, vëllai i nënës së tij, dhe delet e Labanos, vëlla i nënës së tij, ai u afrua, e hoqi rrasën nga gryka e pusit, dhe i dha ujë kopesë së Labanos, vëllait të nënës së tij.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7