-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Génesis 48:1|
Mbas këtyre gjërave, ndodhi që i thanë Jozefit: "Ja, ati yt është i sëmurë". Kështu ai mori me vete dy bijtë e tij, Manasin dhe Efraimin.
-
2
|Génesis 48:2|
Kur i thanë Jakobit: "Ja, biri yt Jozefi po vjen te ti", Izraeli mblodhi tërë forcat dhe u ul mbi shtratin e tij.
-
3
|Génesis 48:3|
Atëherë Jakobi i tha Jozefit: "Perëndia i plotfuqishëm m´u shfaq në Luc, në vendin e Kanaanit, më bekoi
-
4
|Génesis 48:4|
dhe më tha: "Ja, unë do të të bëj frytdhënës, do të të shumoj, do të bëj prej teje një shumicë popujsh dhe do t´u jap këtë vend pasardhësve të tu pas teje, si pronë përjetë".
-
5
|Génesis 48:5|
Tani dy bijtë e tu, që të kanë lindur në vendin e Egjiptit para se unë të vija tek ti në Egjipt, janë të mitë. Efraimi dhe Manasi janë të mitë, ashtu si Rubeni dhe Simeoni.
-
6
|Génesis 48:6|
Por bijtë që ke lindur mbas tyre do të jenë të tutë; në territorin e trashëgimisë së tyre do të thirren me emrin e vëllezërve të tyre.
-
7
|Génesis 48:7|
Sa për mua, ndërsa po kthehesha nga Padani, Rakela vdiq pranë meje gjatë udhëtimit, në vendin e Kanaanit, aty afër Efratës; dhe e varrosa atje, në rrugën e Efratës, që është Betlemi".
-
8
|Génesis 48:8|
Kur Izraeli pa bijtë e Jozefit, tha: "Kush janë këta?".
-
9
|Génesis 48:9|
Jozefi iu përgjegj të atit: "Janë fëmijët e mi që Perëndia më ka dhënë këtu". Atëherë ai tha: "m´iafro dhe unë do t´i bekoj".
-
10
|Génesis 48:10|
Tani sytë e Izraelit ishin venitur për shkak të moshës dhe nuk shihte fare. Jozefi i afroi ata dhe ai i puthi dhe i përqafoi.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7