- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Génesis 43:1|
									Por zija ishte e madhe në vend;									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Génesis 43:2|
									dhe kur mbaruan së ngrëni grurin që kishin sjellë nga Egjipti, i ati u tha atyre: "Kthehuni për të na blerë pak ushqime".									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Génesis 43:3|
									Por Juda iu përgjegj duke thënë: "Ai njeri na ka paralajmëruar haptas duke thënë: "Nuk keni për ta parë fytyrën time, në qoftë se vëllai juaj nuk do të jetë me ju".									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Génesis 43:4|
									Në qoftë se ti e nis vëllanë tonë me ne, ne do të zbresim dhe do të të blejmë ushqime;									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Génesis 43:5|
									por në rast se nuk e nis, ne nuk kemi për të zbritur, sepse ai njeri na tha: "Nuk keni për ta parë fytyrën time, në rast se vëllai juaj nuk do të jetë me ju"".									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Génesis 43:6|
									Atëherë Izraeli tha: "Pse më dhatë këtë dhembje duke i thënë atij njeriu që kishit edhe një vëlla?".									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Génesis 43:7|
									Ata iu përgjigjën: "Ai njeri na pyeti me shumë kujdes për ne dhe farefisin tonë, duke thënë: "Gjallë është ende ati juaj? Keni ndonjë vëlla tjetër?". Dhe ne u përgjigjëm në bazë të këtyre pyetjeve  të tij. Ku të na shkonte nga mendja që ai do  të na thoshte: "Silleni këtu vëllanë tuaj"?".									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Génesis 43:8|
									Pastaj Juda i tha Izraelit, atit të tij: "Lëre fëmijën të vijë me mua, dhe do të çohemi dhe do të shkojmë në mënyrë që të rrojmë dhe jo të vdesim, si ne ashtu dhe ti e të vegjëlit tanë.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Génesis 43:9|
									Unë bëhem garant për të; do t´i kërkosh llogari dorës sime për atë. Në rast se nuk e rikthej dhe nuk e vë para teje, do të jem fajtor para teje për gjithnjë.									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Génesis 43:10|
									Po të mos ishim vonuar, në këtë orë do të ishim kthyer për të dytën herë".									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18