- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Génesis 16:1|
									Por Saraj, gruaja e Abramit, nuk i kishte dhënë asnjë fëmijë. Ajo kishte një shërbyese egjiptase që quhej Agar.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Génesis 16:2|
									Kështu Saraj i tha Abramit: "Ja, Zoti më ka ndaluar të kem fëmijë; oh, futu te shërbysja ime, ndofta mund të kem fëmijë prej saj". Dhe Abrami dëgjoi zërin e Sarajt.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Génesis 16:3|
									Kështu pra Saraj, gruaja e Abramit, mbasi ky i fundit kishte banuar dhjetë vjet në vendin e Kanaanëve, mori shërbyesen e saj Agarin, egjiptasen, dhe ia dha për grua burrit të saj Abramit.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Génesis 16:4|
									Dhe ai u fut tek Agari, që mbeti me barrë; por kur u bind se kishte mbetur me barrë, ajo e shikoi me përbuzje zonjën e saj.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Génesis 16:5|
									Atëherë Saraj i tha Abramit: "Përgjegjësia për fyerjen që m´u bë le të bjerë mbi ty. Kam qënë unë që të hodha në krahët e shërbyeses sime; por që kur e mori vesh që është me barrë, ajo më shikon me  përbuzje. Zoti le të jetë gjykatës midis meje  dhe teje".									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Génesis 16:6|
									Abrami iu përgjegj Sarajt: "Ja, shërbyesja jote është në dorën tënde; bëj me të ç´të duash". Atëherë Saraj e trajtoi në mënyrë të ashpër dhe ajo iku nga prania e saj.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Génesis 16:7|
									Por Engjëlli i Zotit e gjeti pranë një burimi uji në shkretëtirë, pranë burimit në rrugën e Shurit,									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Génesis 16:8|
									dhe i tha: "Agar, shërbyesja e Sarajt, nga vjen dhe ku po shkon?" Ajo u përgjigj: "Po iki nga prania e zonjës sime Saraj".									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Génesis 16:9|
									Atëherë Engjëlli i Zotit i tha: "Kthehu tek zonja jote dhe nënshtroju autoritetit të saj".									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Génesis 16:10|
									Pastaj Engjëlli i Zotit shtoi: "Unë do t´i shumëzoj fort pasardhësit e tu aq sa të mos mund të llogariten për shkak të numrit të tyre të madh".									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15