- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Génesis 17:1|
									Kur Abrami u bë nëntëdhjetë e nëntë vjeç, Zoti i doli përpara dhe i tha: "Unë jam Perëndia i plotfuqishëm; ec në praninë time dhe qëndro i ndershëm;									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Génesis 17:2|
									dhe unë do të caktoj besëlidhjen time midis meje dhe teje dhe do të të shumoj fort".									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Génesis 17:3|
									Atëherë Abrami përuli fytyrën në tokë dhe Perëndia i foli, duke i thënë:									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Génesis 17:4|
									"Sa për mua, ja unë po bëj një besëlidhje me ty; ti do të bëhesh babai i një shumice kombesh.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Génesis 17:5|
									Dhe nuk do të quhesh më Abram, por emri yt do të jetë Abraham, sepse unë të bëj babanë e një shumice kombesh.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Génesis 17:6|
									Do të të bëj shumë frytdhënës. Pastaj do të bëj prej teje kombe dhe prej teje kanë për të dalë mbretër.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Génesis 17:7|
									Dhe do të caktoj besëlidhjen time midis meje dhe teje, si dhe me pasardhësit e tu, nga një brez në një brez tjetër; kjo do të jetë një besëlidhje e përjetshme, me të cilën unë do të marr përsipër									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Génesis 17:8|
									Dhe ty dhe pasardhësve të tu pas teje, do t´u jap vendin ku ti banon si një i huaj: tërë vendin e Kanaanëve, në pronësi për gjithnjë; dhe do jem Perëndia i tyre".									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Génesis 17:9|
									Pastaj Perëndia i tha Abrahamit: "Nga ana jote, ti do ta respektosh besëlidhjen time, ti dhe pasardhësit e tu, nga një brez në tjetrin.									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Génesis 17:10|
									Kjo është besëlidhja ime që ju do të respektoni midis meje edhe jush, si dhe pasardhësve të tu pas teje: çdo mashkull që ndodhet midis jush do të rrethpritet.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18