-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Génesis 27:1|
Kur Isaku u plak dhe sytë e tij u dobësuan aq shumë sa nuk shikonte më, ai thirri të birin Esau dhe i tha: "Biri im!".
-
2
|Génesis 27:2|
Esau i tha: "Ja ku jam!". Atëherë Isaku i tha: "Ja, unë jam plak dhe nuk e di në ç´ditë kam për të vdekur.
-
3
|Génesis 27:3|
Prandaj merr tani armët e tua, kukurën dhe harkun tënd, dil nëpër fushat dhe kap për mua kafshë gjahu;
-
4
|Génesis 27:4|
pastaj më përgatit një gjellë të shijshme nga ato që më pëlqejnë dhe sillma, që unë ta ha dhe shpirti im të të bekojë para se të vdes".
-
5
|Génesis 27:5|
Tani Rebeka rrinte duke dëgjuar, ndërsa Isaku i fliste birit të tij Esau. Kështu Esau shkoi nëpër fusha për të gjuajtur kafshë të egra për t´ia shpënë të atit.
-
6
|Génesis 27:6|
Atëherë Rebeka i foli Jakobit, birit të saj, dhe i tha: "Ja, unë dëgjova babanë tënd që i fliste Esaut, vëllait tënd duke i thënë:
-
7
|Génesis 27:7|
"Më sill gjah dhe më përgatit një gjellë të shijshme, që unë ta ha dhe të të bekoj në prani të Zotit, para se të vdes".
-
8
|Génesis 27:8|
Prandaj, biri im, bindju zërit tim dhe bëj atë që të urdhëroj.
-
9
|Génesis 27:9|
Shko tani në kope dhe më sill dy keca të mirë; unë do të përgatis një gjellë të shijshme për babanë tënd, nga ato që i pëlqejnë atij.
-
10
|Génesis 27:10|
Pastaj ti do t´ia çosh babait tënd që ta hajë, dhe kështu ai do të bekojë para se të vdesë".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 8-10