-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Génesis 24:1|
Abrahami ishte tashmë plak dhe ishte në moshë të kaluar; dhe Zoti e kishte bekuar Abrahamin në çdo gjë.
-
2
|Génesis 24:2|
Dhe Abrahami i tha shërbyesit më të moshuar të shtëpisë së tij që qeveriste tërë pasuritë e tij: "Vëre dorën tënde nën kofshën time;
-
3
|Génesis 24:3|
dhe unë do të bëj që ti të betohesh në emër të Zotit, Perëndisë së qiejve dhe Perëndisë të tokës, që ti nuk do t´i marrësh për grua djalit tim asnjë prej bijave të Kanaanejve në mes të të cilëve unë banoj;
-
4
|Génesis 24:4|
por do të shkosh në vendin tim dhe te fisi im për të marrë një grua për djalin tim, për Isakun".
-
5
|Génesis 24:5|
Shërbëtori iu përgjegj: "Ndofta ajo grua nuk dëshiron të më ndjekë në këtë vend; a duhet ta çoj atëherë përsëri birin tënd në vendin nga ke dalë?".
-
6
|Génesis 24:6|
Atëherë Abrahami i tha: "Ruhu e mos e ço birin tim atje!
-
7
|Génesis 24:7|
Zoti, Perëndia i qiellit, që më hoqi nga shtëpia e atit tim dhe nga vendi ku kam lindur, më foli dhe m´u betua duke thënë: "Unë do t´ua jap këtë vend pasardhësve të tu", ai do të dërgojë engjëllin e tij para teje dhe ti do të marrësh andej një grua për birin tim.
-
8
|Génesis 24:8|
Dhe në qoftë se gruaja nuk dëshiron të të ndjekë, atëherë ti do të lirohesh nga ky betim që më ke bërë; vetëm mos e kthe tim bir atje".
-
9
|Génesis 24:9|
Kështu shërbyesi e vuri dorën nën kofshën e Abrahamit, zotit të tij, dhe iu betua lidhur me këtë problem.
-
10
|Génesis 24:10|
Pastaj shërbyesi mori dhjetë deve nga devetë e zotit të tij dhe u nis, duke pasur me vete çdo lloj të mirash të zotërisë së tij. Ai e nisi rrugën dhe shkoi në Mesopotami, në qytetin e Nahorit.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 8-10