- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Génesis 19:1|
									Por të dy engjëjt arritën në mbrëmje në Sodomë, ndërsa Loti ishte ulur te porta e Sodomës; sa i pa, ai u ngrit më këmbë për t´u dalë përpara dhe u shtri me fytyrën në tokë,									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Génesis 19:2|
									dhe tha: "Zotërinjtë e mi, ju lutem, hyni në shtëpinë e shërbëtorit tuaj, kaloni aty natën dhe lani këmbët; pastaj nesër në mëngjes mund të çoheni shpejt dhe të vazhdoni udhën tuaj". Ata u përgjigjën: "Jo; do ta kalojmë natën në sheshin".									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Génesis 19:3|
									Por ai nguli këmbë aq shumë sa që ata erdhën tek ai dhe hynë në shtëpinë e tij. Ai u përgatiti një banket dhe poqi bukë pa tharm, dhe ata hëngrën.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Génesis 19:4|
									Por para se të shkonin në shtrat, njerëzit e qytetit, njerëzit e Sodomës, rrethuan shtëpinë; ishin të rinj e pleq, tërë popullsia e mbledhur nga çdo anë;									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Génesis 19:5|
									thirrën Lotin dhe i thanë: "Ku janë njerëzit që erdhën te ti sonte? Na i nxirr jashtë që të mund t´i njohim!".									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Génesis 19:6|
									Loti doli drejt atyre para portës së shtëpisë, e mbylli portën pas tij dhe tha:									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Génesis 19:7|
									"Oh, vëllezër të mi, mos u sillni kaq keq!									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Génesis 19:8|
									Dëgjoni, unë kam dy vajza që nuk kanë njohur burrë; prandaj më lini që t´i nxjerr jashtë dhe bëni ç´të doni me to; por mos u bëni asgjë këtyre burrave, sepse janë nën mbrojtjen e shtëpisë sime".									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Génesis 19:9|
									Por ata i thanë: "Shko tutje!". Pastaj vazhduan: "Ky erdhi këtu si i huaj, dhe dëshiron të bëhet gjykatës! Tani do të sillemi më keq me ty se sa me ata!". Dhe duke e shtyrë Lotin me dhunë, u afruan për të shpërthyer derën.									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Génesis 19:10|
									Por ata njerëz zgjatën duart e tyre dhe e tërhoqën Lotin brenda shtëpisë bashkë me ta, dhe mbyllën derën.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18