- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									31
									 
									 
									|Génesis 19:31|
									Më e madhja i tha më të voglës: "Babai ynë është plak, dhe nuk ka asnjë burrë në vend që mund të bashkohet me ne, ashtu siç ndodh mbi gjithë tokën.									
									    
								 
- 
									
									32
									 
									 
									|Génesis 19:32|
									Eja, t´i japim verë babait tonë e të shtrihemi bashkë me të; kështu do të mund t´i sigurojmë pasardhës babait tonë".									
									    
								 
- 
									
									33
									 
									 
									|Génesis 19:33|
									Kështu po atë natë i dhanë verë babait të tyre dhe e madhja u shtri bashkë me të atin, por ai nuk u kujtua as kur ajo u shtri me të, as kur u ngrit.									
									    
								 
- 
									
									34
									 
									 
									|Génesis 19:34|
									Të nesërmen vajza më e madhe i tha më të voglës: "Ja, natën e kaluar unë rashë në shtrat bashkë me babanë tim; le të bëjmë që ai të pijë verë edhe sonte; pastaj ti futu dhe shtrihu me të, që të mund t´i sigurojmë pasardhës babait tonë".									
									    
								 
- 
									
									35
									 
									 
									|Génesis 19:35|
									Edhe atë natë i dhanë verë babait të tyre dhe më e vogla shkoi të shtrihet bashkë me të, dhe ai nuk u kujtua as kur u shtri, as kur u ngrit.									
									    
								 
- 
									
									36
									 
									 
									|Génesis 19:36|
									Kështu dy bijat e Lotit u ngjizën nga babai i tyre.									
									    
								 
- 
									
									37
									 
									 
									|Génesis 19:37|
									Më e madhja lindi një djalë, të cilit ia vuri emrin Moab. Ky është babai i Moabitëve, që ekzistojnë deri në ditët tona.									
									    
								 
- 
									
									38
									 
									 
									|Génesis 19:38|
									Edhe më e vogla lindi një djalë, të cilit ia vuri emrin Ben-Ami. Ky është babai i Amonitëve, që ekzistojnë deri në ditët tona.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18