-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Génesis 29:11|
Atëherë Jakobi puthi Rakelën, ngriti zërin dhe qau.
-
12
|Génesis 29:12|
Pastaj Jakobi e njoftoi Rakelën se ishte i një gjaku me të atin dhe ishte bir i Rebekës. Dhe ajo vrapoi t´ia tregonte të atit.
-
13
|Génesis 29:13|
Sapo Labano dëgjoi lajmet e Jakobit, birit të motrës së tij, vrapoi drejt tij, e përqafoi, e puthi dhe e çoi në shtëpinë e tij. Dhe Jakobi i tregoi Labanos tërë ato gjëra.
-
14
|Génesis 29:14|
Atëherë Labano i tha: "Ti je me të vërtetë nga mishi dhe gjaku im!". Dhe ai qëndroi një muaj me të.
-
15
|Génesis 29:15|
Pastaj Labano i tha Jakobit: "Pse je fisi im duhet të më shërbesh pa marrë asgjë? Më thuaj sa duhet të jetë paga jote".
-
16
|Génesis 29:16|
Tani Labano kishte dy bija: e madhja quhej Lea dhe e vogla Rakela.
-
17
|Génesis 29:17|
Lea kishte sy të perënduar, por Rakela ishte e hijshme dhe e pashme.
-
18
|Génesis 29:18|
Prandaj Jakobi e donte Rakelën dhe i tha Labanos: "Unë do të të shërbej shtatë vjet për Rakelën, bijën tënde më të vogël".
-
19
|Génesis 29:19|
Labano iu përgjigj: "Më mirë të ta jap ty se sa një njeriu tjetër; rri me mua".
-
20
|Génesis 29:20|
Kështu Jakobi shërbeu shtatë vjet për Rakelën; dhe iu dukën pak ditë sepse e dashuronte.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7