- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									21
									 
									 
									|Génesis 18:21|
									unë do të zbres për të parë nëse kanë bërë me të vërtetë simbas britmës që ka arritur tek unë, në rast të kundërt, do ta mësoj".									
									    
								 
- 
									
									22
									 
									 
									|Génesis 18:22|
									Pastaj këta njerëz u larguan së andejmi dhe shkuan në drejtim të Sodomës, por Abrahami mbeti ende para Zotit.									
									    
								 
- 
									
									23
									 
									 
									|Génesis 18:23|
									Atëherë Abrahami iu afrua dhe i tha: "Do të zhdukësh të drejtin së bashku me të paudhin?									
									    
								 
- 
									
									24
									 
									 
									|Génesis 18:24|
									Le ta zëmë se ka pesëdhjetë të drejtë në qytet, ti do ta shkatërroje vendin dhe nuk do t´i falje për hir të pesëdhjetë njerëzve të drejtë që banojnë në mes të saj?									
									    
								 
- 
									
									25
									 
									 
									|Génesis 18:25|
									Mos e bëj këtë gjë, të shkaktosh vdekjen e të drejtit bashkë me atë të të paudhit, kështu që i drejti të trajtohet si i paudhi. Larg teje një mendim i tillë! Gjykatësi i tërë tokës a nuk ka për të bërë drejtësi?".									
									    
								 
- 
									
									26
									 
									 
									|Génesis 18:26|
									Zoti tha: "Në rast se gjej në qytetin e Sodomës pesëdhjetë njerëz të drejtë, unë do ta fal tërë vendin për hir të tyre".									
									    
								 
- 
									
									27
									 
									 
									|Génesis 18:27|
									Atëherë Abrahami rifilloi dhe tha: "Ja, marr guximin t´i flas Zotit, megjithëse unë nuk jam veçse pluhur dhe hi.									
									    
								 
- 
									
									28
									 
									 
									|Génesis 18:28|
									Ta zëmë se atyre pesëdhjetë të drejtëve u mungojnë pesë, a do ta shkatërroje tërë qytetin për pesë veta më pak?". Zoti u përgjigj: "Po të gjej dyzet e pesë, nuk do ta shkatërroj".									
									    
								 
- 
									
									29
									 
									 
									|Génesis 18:29|
									Abrahami vazhdoi t´i flasë dhe tha: "Ta zëmë se në qytet ndodhen dyzet?". Zoti u përgjigj: "Nuk do ta bëj për hir të dyzetëve".									
									    
								 
- 
									
									30
									 
									 
									|Génesis 18:30|
									Atëherë Abrahami i tha: "Oh, të mos zemërohet Zoti, dhe unë do të flas. Po sikur në qytet të ketë tridhjetë prej tyre?". Zoti u përgjigj: "Nuk do ta bëj, po të gjej tridhjetë".									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18