-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Génesis 21:1|
Zoti vizitoi Sarën, siç i kishte thënë; dhe Zoti i bëri Sarës ato që i kishte premtuar.
-
2
|Génesis 21:2|
Dhe Sara u ngjiz dhe lindi një djalë me Abrahamin në pleqërinë e tij, në kohën e caktuar që Perëndia i kishte thënë.
-
3
|Génesis 21:3|
Dhe Abrahami ia vuri emrin Isak birit që i kishte lindur dhe që Sara kishte pjellë.
-
4
|Génesis 21:4|
Pastaj Abrahami e rrethpreu birin e tij Isak kur ishte tetë ditësh, ashtu siç e kishte urdhëruar Perëndia.
-
5
|Génesis 21:5|
Por Abrahami ishte njëqind vjeç, kur i lindi biri i tij Isaku.
-
6
|Génesis 21:6|
Dhe Sara tha: "Perëndia më ka dhënë çka duhet për të qeshur, kushdo që do ta dëgjojë ka për të qeshur bashkë me mua".
-
7
|Génesis 21:7|
Dhe tha gjithashtu: "Kush mund t´i thoshte Abrahamit që Sara do të mëndte fëmijë? Sepse unë i linda një djalë në pleqërinë e tij".
-
8
|Génesis 21:8|
Kështu, pra, fëmija u rrit dhe u zvordh; dhe ditën që Isaku u zvordh Abrahami shtroi një gosti të madhe.
-
9
|Génesis 21:9|
Tani Sara pa që djali që i kishte lindur Abrahamit nga Agari, egjiptasja, qeshte.
-
10
|Génesis 21:10|
Atëherë ajo i tha Abrahamit: "Përzëre këtë shërbyese dhe birin e saj, sepse i biri i kësaj shërbyese nuk duhet të jetë trashëgimtar me birin tim, me Isakun".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7