-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Génesis 23:1|
Sara jetoi njëqind e njëzet e shtatë vjet. Këto qenë vitet e jetës së Sarës.
-
2
|Génesis 23:2|
Dhe Sara vdiq në Kirjath-Arba (që është Hebroni), në vendin e Kanaanëve, dhe Abrahami hyri aty për të mbajtur zi për të dhe për ta vajtuar.
-
3
|Génesis 23:3|
Pastaj Abrahami u ngrit më këmbë në prani të së vdekurës dhe u foli bijve të Hethit, duke u thënë:
-
4
|Génesis 23:4|
"Unë jam një i huaj midis jush dhe i ardhur midis jush; më jepni pronësinë e një varri midis jush, që të mund të varros të vdekurën time dhe ta heq nga sytë e mi".
-
5
|Génesis 23:5|
Dhe bijtë e Hethit iu përgjigjën Abrahamit duke i thënë:
-
6
|Génesis 23:6|
"Dëgjona, o zoti im! Ti je midis nesh një princ i Perëndisë, varrose të vdekurën tënde në më të mirën nga varrezat tona, asnjeri prej nesh s´do të refuzojë varrin e tij, me qëllim që ti të varrosësh aty të vdekurën tënde".
-
7
|Génesis 23:7|
Atëherë Abrahami u ngrit, u përul para popullit të vendit, para bijve të Hethit,
-
8
|Génesis 23:8|
dhe u foli atyre duke thënë: "Në rast se ju pëlqen që unë ta varros të vdekurën time duke e hequr nga sytë e mi, dëgjomëni. Ndërhyni për mua tek Efroni, bir i Zoharit,
-
9
|Génesis 23:9|
që të më japë shpellën e Makpelahut, që i përket dhe që ndodhet në skajin e arës së tij; por që të më japë në pronësi me çmimin e tij të plotë si vend varrimi midis jush".
-
10
|Génesis 23:10|
Tani Efroni ndodhej në mes të bijve të Hethit; dhe Efroni, Hiteu, iu përgjegj Abrahamit në prani të bijve të Hethit, të të gjithë atyreve që hynin nëpër portën e qytetit të tij, duke thënë:
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7