- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									31
									 
									 
									|Génesis 30:31|
									Labano tha: "Sa duhet të të jap?". Jakobi iu përgjigj: "Nuk duhet të më japësh asgjë; në qoftë se ti do të bësh atë që po të them, do të mbetem këtu për të kullotur kopetë e tua dhe për t´u kujdesur për to.									
									    
								 
- 
									
									32
									 
									 
									|Génesis 30:32|
									Do të kaloj ditën e sotme në mes tërë kopeve të tua dhe do të veçoj të gjitha kafshët laramane dhe pikalarme, të gjithë qingjat e zinj dhe të gjitha dhitë lara-lara ose pika-pika. Dhe këto kafshë do të jenë pagesa ime.									
									    
								 
- 
									
									33
									 
									 
									|Génesis 30:33|
									Kështu tani e tutje ndershmëria ime do të përgjigjet para teje për personin tim, kur do të vish të kontrollosh pagesën time; çdo bagëti që nuk është laramane a me pika midis dhive dhe çdo qengj jo  i zi do të konsiderohet i vjedhur po të gjindet  pranë meje".									
									    
								 
- 
									
									34
									 
									 
									|Génesis 30:34|
									Labano tha: "Mirë, le të bëhet ashtu si thua ti!".									
									    
								 
- 
									
									35
									 
									 
									|Génesis 30:35|
									dhe po atë ditë veçoi cjeptë vija-vija dhe me pika dhe të gjitha dhitë laramane dhe pika pika, çdo bagëti që kishte një njollë të bardhë apo çdo dele e zezë midis dhenve, dhe ua la bijve të vet.									
									    
								 
- 
									
									36
									 
									 
									|Génesis 30:36|
									Dhe Labano vendosi një distancë prej tri ditësh me këmbë midis vetes së tij dhe Jakobit; dhe Jakobi kulloste pjesën që mbeti nga kopetë e Labanos.									
									    
								 
- 
									
									37
									 
									 
									|Génesis 30:37|
									Dhe Jakobi mori disa purteka të njoma plepi, bajameje dhe rrapi; u bëri disa zhvoshkje, duke zbuluar të bardhën e purtekave.									
									    
								 
- 
									
									38
									 
									 
									|Génesis 30:38|
									Pastaj i vendosi purtekat që kishte zhvoshkur që të shikoheshin nga dhentë në koritë, domethënë në vendet ku kopetë vinin për të pirë ujë; dhe kafshët vinin në afsh kur vinin për të pirë.									
									    
								 
- 
									
									39
									 
									 
									|Génesis 30:39|
									Kështu kafshët vinin në afsh përpara purtekave dhe pillnin qengja vija-vija, lara-lara dhe pika pika.									
									    
								 
- 
									
									40
									 
									 
									|Génesis 30:40|
									Pastaj Jakobi i veçonte këta qengja dhe bënte që kopetë t´i kthenin sytë nga kafshët vija-vija dhe nga tërë ato të zeza në kopenë e Labanos. Ai formoi kështu kope të veçanta, që nuk i bashkoi me kopetë e Labanos.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18