-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Génesis 31:21|
Kështu ai iku me gjithçka kishte; u ngrit, kaloi lumin dhe u drejtua për në malin e Galaadit.
-
22
|Génesis 31:22|
Ditën e tretë i treguan Labanos se Jakobi kishte ikur.
-
23
|Génesis 31:23|
Atëherë ai mori me vete vëllezërit e tij, e ndoqi shtatë ditë rrugë dhe e arriti në malin e Galaadit.
-
24
|Génesis 31:24|
Por Perëndia iu shfaq në ëndërr natën Labanos, Arameut, dhe i tha: "Ruhu e mos i fol Jakobit, as për të mirë e as për të keq".
-
25
|Génesis 31:25|
Labano e arriti, pra, Jakobin. Tani Jakobi e kishte ngritur çadrën e tij në mal; dhe gjithashtu Labano dhe vëllezërit e tij kishin ngritur çadrat e tyre mbi malin e Galaadit.
-
26
|Génesis 31:26|
Atëherë Labano i tha Jakobit: "Ç´bëre duke më mashtruar në këtë mënyrë dhe duke i marrë bijat e mia si robëresha lufte?
-
27
|Génesis 31:27|
Pse ike dhe u largove nga unë fshehurazi, pa më lajmëruar aspak? Unë do të kisha përcjellë me gëzim dhe me këngë, me lodërz dhe qeste.
-
28
|Génesis 31:28|
Dhe nuk më lejove të puth bijtë dhe bijat e mia! Ti ke vepruar pa mënd.
-
29
|Génesis 31:29|
Tani unë kam në dorë t´ju bëj keq, por Perëndia i atit tënd më foli natën e kaluar, duke thënë: "Ruhu, mos t´i flasësh Jakobit as për mirë apo për keq".
-
30
|Génesis 31:30|
Sigurisht ike, sepse kishe një dëshirë të madhe të ktheheshe përsëri në shtëpinë e atit tënd; po pse vodhe perënditë e mia?".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 17-19