-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Génesis 40:11|
Tani unë kisha në dorë kupën e Faraonit; mora rrushin, e shtrydha në kupën e Faraonit dhe e vura kupën në dorë të Faraonit".
-
12
|Génesis 40:12|
Jozefi i tha: "Ky është interpretimi i ëndrrës: tri degët janë tri ditë;
-
13
|Génesis 40:13|
në krye të tri ditëve Faraoni do të të bëjë të ngresh përsëri kokën lart, do të të rivendosë në detyrën tënde dhe ti do t´i japësh në dorë kupën Faraonit, siç bëje më parë, kur ishe kupëmbajtësi i tij.
-
14
|Génesis 40:14|
Por më kujto mua kur të jesh i lumtur; të lutem, trego dashamirësi ndaj meje, duke i folur për mua Faraonit, dhe më nxirr nga kjo shtëpi;
-
15
|Génesis 40:15|
sepse mua më sollën fshehurazi nga vendi i hebrejve, dhe këtu s´kam bërë gjë për t´u futur në këtë burg të nëndheshëm".
-
16
|Génesis 40:16|
kryebukëpjekësi, duke parë se interpretimi ishte i favorshëm, i tha Jozefit: "Edhe unë në ëndrrën time kisha tri shporta me bukë të bardhë mbi krye;
-
17
|Génesis 40:17|
dhe në shportën më të lartë kishte çdo lloj gjellësh të pjekura në furrë për Faraonin; dhe zogjtë i hanin nga shporta që kisha mbi krye".
-
18
|Génesis 40:18|
Atëherë Jozefi u përgjegj dhe tha: "Ky është interpretimi i ëndrrës: tri shportat janë tri ditë;
-
19
|Génesis 40:19|
në krye të tri ditëve Faraoni do të të heqë kokën nga shpatullat, do të varë në një pemë, dhe zogjtë do të hanë mishrat e trupit tënd".
-
20
|Génesis 40:20|
Tani ditën e tretë, ditën e përvjetorit të Faraonit, ndodhi që ai shtroi një banket për të gjithë shërbëtorët e tij; dhe bëri që të ngrinin kokën lartë si kryekupëmbajtësi dhe kryebukëpjekësi, në mes të shërbëtorëve të tij.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7