- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Génesis 44:1|
									Jozefi i dha këtë urdhër kryeshërbëtorit të shtëpisë së tij: "Mbushi trastat e këtyre njerëzve me aq ushqime sa mund të mbajnë dhe vëri paratë e secilit në grykën e çdo traste.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Génesis 44:2|
									Përveç kësaj vëre kupën time, kupën prej argjëndi, në grykën e trastës të më të riut, bashkë me paratë e grurit të tij". Dhe ai bëri ashtu siç i tha Jozefi.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Génesis 44:3|
									Në mëngjes, sa u bë ditë, i nisën ata njerëz me gomarët e tyre.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Génesis 44:4|
									Sapo kishin dalë nga qyteti dhe nuk ishin akoma larg, kur Jozefi i tha kryeshërbëtorit të shtëpisë së tij: "Çohu, ndiqi ata njerëz dhe kur t´i kesh arritur, thuaju atyre: "Pse e shpërblyet të mirën me të keqe?									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Génesis 44:5|
									A nuk është ajo kupa me të cilën pi zotëria im dhe që e përdor për të parathënë të ardhmen? Keni vepruar keq duke u sjellë kështu"".									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Génesis 44:6|
									Ai i arriti ata dhe u tha këto fjalë.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Génesis 44:7|
									Atëherë ata iu përgjegjën: "Pse zotëria im na drejton fjalë si këto? Shërbyesit e tu duhet t´i shmangen një qëndrimi të tillë!									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Génesis 44:8|
									Ja, pra, ne të kemi rikthyer nga vendi i Kanaanit paratë që kishim gjetur në grykën e trastave tona; si mund të vidhnim argjend ose flori nga shtëpia e zotërisë tënd?									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Génesis 44:9|
									Ai prej shërbëtorëve të tu të cilit do t´i gjendet kupa, të dënohet me vdekje; edhe gjithashtu ne do të bëhemi skllevër të zotërisë tënd".									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Génesis 44:10|
									Ai tha: "Mirë, pra, le të bëhet si thoni ju: ai të cilit do t´i gjendet kupa do të bëhet skllavi im dhe ju do të jeni të pafaj".									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18