- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Génesis 45:1|
									Atëherë Jozefi nuk e përmbajti dot më veten para tërë të pranishmëve dhe briti: "Nxirrini jashtë të gjithë nga prania ime!". Kështu nuk mbeti asnjëri me Jozefin kur ai u tregoi vëllezërve të tij se kush ishte.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Génesis 45:2|
									Dhe qau aq fort sa që e dëgjuan edhe vet Egjiptasit, dhe ky lajm arriti edhe në shtëpinë e Faraonit.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Génesis 45:3|
									Pastaj Jozefi u tha vëllezërve të tij: "Unë jam Jozefi, a është ende gjallë ati im?". Por vëllezërit e tij nuk mund t´i përgjigjeshin, sepse ishin të tronditur thellë në praninë e tij.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Génesis 45:4|
									Atëherë Jozefi u tha vëllezërve të tij: "Afrohuni, pra, tek unë!". Ata iu afruan dhe ai u tha: "Unë jam Jozefi, vëllai juaj, që ju e shitët që ta çonin në Egjipt.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Génesis 45:5|
									Por tani mos u trishtoni dhe mos t´ju vijë keq që më shitët me qëllim që të çohesha këtu poshtë, sepse Perëndia më ka dërguar para jush për të ruajtur jetën tuaj.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Génesis 45:6|
									Në fakt u bënë dy vjet që ra zija e bukës në vend; dhe do të ketë pesë vjet të tjera gjatë të cilave as do të lërohet, as do të korret.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Génesis 45:7|
									Por Perëndia më ka dërguar para jush, me qëllim që të ruhet diçka mbi tokë dhe për t´ju shpëtuar jetën me një çlirim të madh.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Génesis 45:8|
									Nuk jeni ju, pra, që më dërguat këtu, por është Perëndia; ai më caktoi si atë i Faraonit, si zot i krejt shtëpisë së tij dhe si qeveritar i tërë vendit të Egjiptit.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Génesis 45:9|
									Nxitoni të riktheheni tek ati im dhe i thoni: "Kështu thotë biri yt Jozefi: Perëndia më ka caktuar si zot i gjithë Egjiptit; zbrit tek unë, mos u vono;									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Génesis 45:10|
									ti do të banosh në vendin e Goshenit dhe do jesh afër meje; ti dhe bijtë e tu, bijtë e bijve të tu, kopetë e bagëtive të imta e të trasha dhe gjithçka ti zotëron.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18