-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Génesis 46:1|
Izraeli, pra, u nis me të gjitha ato që kishte dhe, kur arriti në Beer-Sheba, i bëri fli Perëndisë të atit të tij Isak.
-
2
|Génesis 46:2|
Dhe Perëndia i foli Izraelit në vegime nate dhe tha: "Jakob, Jakob!". Ai u përgjegj: "Ja ku jam".
-
3
|Génesis 46:3|
Atëherë Perëndia tha: "Unë jam Perëndia, Perëndia i atit tënd; mos ki frikë të zbresësh në Egjipt, sepse aty do të të bëj një komb të madh.
-
4
|Génesis 46:4|
Unë do të zbres bashkë me ty në Egjipt dhe do të bëj që sigurisht të kthehesh, dhe Jozefi do të t´i mbyllë sytë".
-
5
|Génesis 46:5|
Atëherë Jakobi u nis nga Beer-Sheba dhe bijtë e Izraelit e hipën Jakobin, atin e tyre, fëmijët e vegjël dhe gratë e tyre mbi qerret që Faraoni kishte dërguar për t´i mbartur.
-
6
|Génesis 46:6|
Kështu ata morën me vete bagëtinë dhe sendet që kishin blerë në vendin e Kanaanit dhe erdhën në Egjipt. Éshtë fjala për Jakobin me tërë pasardhësit e tij.
-
7
|Génesis 46:7|
Ai mori me vete në Egjipt bijtë e tij, bijtë e bijve të tij, bijat e tij dhe bijat e bijve të tij dhe tërë pasardhësit e tij.
-
8
|Génesis 46:8|
Këta janë emrat e bijve të Izraelit që erdhën në Egjipt: Jakobi dhe bijtë e tij. I parëlinduri i Jakobit: Rubeni.
-
9
|Génesis 46:9|
Bijtë e Rubenit: Hanoku, Pallu, Hetsroni dhe Karmi
-
10
|Génesis 46:10|
Bijtë e Simeonit: Jemueli, Jamini, Ohadi, Jakini, Tsohari dhe Sauli, biri i një Kananease.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Éxodo 39-40