-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Génesis 47:21|
Sa për popullin, e zhvendosi nëpër qytete, në të katër anët e Egjiptit;
-
22
|Génesis 47:22|
vetëm tokat e priftërinjve nuk i bleu, sepse priftërinjtë merrnin furnizime nga Faraoni dhe rronin nga furnizimet që u jepte Faraoni; për këtë arsye ata nuk i shitën tokat e tyre.
-
23
|Génesis 47:23|
Por Jozefi i tha popullit: "Ja, sot ju bleva ju dhe tokat tuaja për Faraonin; ja ku e keni farën; mbillni tokën;
-
24
|Génesis 47:24|
në kohën e korrjes, të pestën pjesë do t´ia jepni Faraonit dhe katër pjesë do të jenë tuajat për të siguruar farën e arave, ushqimin tuaj dhe të personave të shtëpisë suaj dhe për ushqimin e fëmijëve tuaj".
-
25
|Génesis 47:25|
Dhe ata thanë: "Ti na shpëtove jetën! Paçim hir në sytë e zotërisë tonë, dhe ne do të jemi skllevërit e Faraonit".
-
26
|Génesis 47:26|
Jozefi e bëri ligj këtë në vendin e Egjiptit, i cili vazhdon edhe sot e kësaj dite dhe sipas të cilit e pesta pjesë e korrjes duhet t´i jepet Faraonit. Vetëm tokat e priftërinjve nuk u bënë pronë e Faraonit.
-
27
|Génesis 47:27|
Kështu Izraeli banoi në vendin e Egjiptit, në vendin e Goshenit; aty ata patën prona, qenë frytdhënës dhe u shumuan fort.
-
28
|Génesis 47:28|
Jakobi jetoi në vendin e Egjiptit shtatëmbëdhjetë vjet dhe kohëzgjatja e jetës së Jakobit qe njëqind e dyzet e shtatë vjet.
-
29
|Génesis 47:29|
Kur koha e vdekjes po i afrohej Izraelit, ai thirri të birin Jozef dhe i tha: "Në paça gjetur hir në sytë e tu, vëre dorën tënde poshtë kofshës sime dhe sillu me mua me mirëdashje dhe besnikëri; të lutem, mos më varros në Egjipt!
-
30
|Génesis 47:30|
Por kur do të pushoj me etërit e mi, më nxirr jashtë Egjiptit dhe më varros në varrin e tyre!". Ai u përgjigj: "Do të bëj si thua ti".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13