- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|Génesis 6:11|
									Por toka ishte e korruptuar para Perëndisë dhe plot e përplot me dhunë.									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|Génesis 6:12|
									Tani Perëndia vështroi tokën dhe ja, ajo ishte e prishur, sepse çdo mish i tokës kishte shthurur sjelljen e tij.									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|Génesis 6:13|
									Dhe Perëndia i tha Noeut: "Kam vendosur t´i jap fund çdo mishi, sepse toka për shkak të njerëzve është plot me dhunë; ja, unë do t´i zhduk bashkë me tokën.									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|Génesis 6:14|
									Bëj një arkë prej druri; bëje arkën me dhoma dhe lyeje me bitum nga jashtë e nga brenda.									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|Génesis 6:15|
									Por ti do ta ndërtosh në këtë mënyrë: gjatësia e arkës do të jetë treqind kubitë, gjerësia pesëdhjetë dhe lartësia tridhjetë.									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|Génesis 6:16|
									Do ta bësh arkën me një dritare dhe do ta mbarosh me një kubit mbulese nga sipër; anash arkës do të vendosësh derën dhe do ta bësh me tre kate, pra me katin e poshtëm, të mesëm dhe të sipërm.									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|Génesis 6:17|
									Dhe ja, unë vet kam për të sjellë përmbytjen e ujërave mbi tokë, për të shkatërruar nën qiellin çdo mish që ka shenjë jete; çdo gjë që ndodhet mbi tokën ka për të vdekur.									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|Génesis 6:18|
									Por unë do të caktoj besëlidhjen time me ty dhe ti do të futesh në arkën: ti, fëmijët e tu, gruaja jote dhe gratë e bijve të tu.									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|Génesis 6:19|
									Dhe nga çdo gjë që jeton prej çdo lloj mishi fut në arkë dy nga çdo lloj, për t´i ruajtur me vete gjallë bashkë me ty; dhe të jenë mashkull dhe femër.									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|Génesis 6:20|
									Nga zogjtë, nga bagëtia dhe të gjithë rrëshqanorët e tokës simbas llojit të tyre, dy nga çdo lloj do të vijnë te ti, që të ruhen gjallë.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18