-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Juan 12:11|
sepse për shkak të tij, shumë veta braktisnin Judenjtë dhe besonin në Jezusin.
-
12
|Juan 12:12|
Të nesërmen, një turmë e madhe që kishte ardhur në festë, kur dëgjoi se Jezusi po vinte në Jeruzalem,
-
13
|Juan 12:13|
mori degë palmash dhe i doli para, duke thirrur: "Hosana! Bekuar ai që vjen në emër të Zotit, mbreti i Izraelit!'.
-
14
|Juan 12:14|
Dhe Jezusi gjeti një kërriç dhe hipi në të, siç është shkruar:
-
15
|Juan 12:15|
'Mos druaj, o bijë e Sionit; ja, mbreti yt po vjen duke kalëruar mbi një kërriç gomareje!'.
-
16
|Juan 12:16|
Dishepujt e tij nuk i kuptuan për momentin këto gjëra, po, kur Jezusi ishte përlëvduar, atëherë u kujtuan se këto gjëra ishin shkruar për të, dhe që i kishin bërë këto gjëra për të.
-
17
|Juan 12:17|
Kështu turma, që ishte me të kur ai e kishte thirrur jashtë Llazarin nga varri dhe e kishte ringjallur prej së vdekuri, jepte dëshmi për të.
-
18
|Juan 12:18|
Prandaj turma i doli përpara, sepse kishte dëgjuar se ai kishte bërë këtë shenjë.
-
19
|Juan 12:19|
Atëherë farisenjtë thanë midis tyre: "A e shihni se s´po bëni asgjë; ja, bota shkon pas tij'.
-
20
|Juan 12:20|
Dhe midis atyre që ishin ngjitur për të adhuruar gjatë festës ishin edhe disa Grekë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7