-
-
Bibla Shqiptare
-
-
41
|Juan 12:41|
Këto gjëra tha Isaia, kur e pa lavdinë e tij dhe foli për të.
-
42
|Juan 12:42|
Megjithatë, edhe midis krerëve, shumë besuan në të; por, për shkak të farisenjve, nuk e rrëfenin, për të mos qenë të përjashtuar nga sinagoga,
-
43
|Juan 12:43|
sepse donin lavdinë e njerëzve më tepër, se lavdinë e Perëndisë.
-
44
|Juan 12:44|
Pastaj Jezusi thirri dhe tha: "Kush beson në mua, nuk beson në mua, por në atë që më ka dërguar.
-
45
|Juan 12:45|
Dhe kush më sheh mua, sheh atë që më ka dërguar.
-
46
|Juan 12:46|
Unë kam ardhur si drita për botën, që kushdo që beson në mua të mos mbetet në errësirë.
-
47
|Juan 12:47|
Dhe nëse ndokush i dëgjon fjalët e mia dhe nuk beson, unë nuk e gjykoj; sepse unë nuk kam ardhur ta gjykoj botën, por ta shpëtoj botën.
-
48
|Juan 12:48|
Kush më hedh poshtë dhe nuk i pranon fjalët e mia, ka kush e gjykon; fjala që kam shpallur do të jetë ajo që do ta gjykojë në ditën e fundit.
-
49
|Juan 12:49|
Sepse unë nuk kam folur nga vetja ime, por Ati vetë më ka dërguar dhe më ka urdhëruar ç´duhet të them e të shpall.
-
50
|Juan 12:50|
Dhe unë e di se urdhërimi i tij është jetë e përjetshme; gjërat, pra, që them unë, i them ashtu siç m´ika thënë Ati'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 17-19