-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Juan 13:11|
Sepse ai e dinte se kush do ta tradhtonte, prandaj tha: "Nuk jeni të gjithë të pastër'.
-
12
|Juan 13:12|
Kështu, mbasi ua lau këmbët, mori përsëri rrobat e tij, zuri vend rishtas në tryezë dhe u tha atyre: "A e kuptoni këtë që ju kam bërë?
-
13
|Juan 13:13|
Ju më quani Mësues dhe Zot, dhe mirë thoni, sepse jam.
-
14
|Juan 13:14|
Në qoftë se unë, Zoti dhe Mësuesi, ju kam larë këmbët, edhe ju duhet t´i lani këmbët njëri-tjetrit.
-
15
|Juan 13:15|
Unë, në fakt, ju kam dhënë shëmbullin që ashtu siç kam bërë unë, bëni edhe ju.
-
16
|Juan 13:16|
Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Shërbëtori nuk është më i madh se padroni i tij, as i dërguari më i madh se ai që e ka dërguar.
-
17
|Juan 13:17|
Po t´i dini këto gjëra, të lumur jeni ju nëse do t´i bëni.
-
18
|Juan 13:18|
Nuk po flas për ju të gjithë; unë i njoh ata që kam zgjedhur, por duhet të përmbushet ky Shkrim: "Ai që ha bukën me mua, ka ngritur thembrën kundër meje".
-
19
|Juan 13:19|
Po ju them që tani, para se të ndodhë, që, kur të ketë ndodhur, të besoni se unë jam Krishti.
-
20
|Juan 13:20|
Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Kush pranon atë që dërgoj unë, më pranon mua; dhe kush më pranon mua, pranon atë që më ka dërguar'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7