-
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Juan 13:21|
Mbasi i tha këto fjalë, Jezusi, u trondit në frymë, dhe dëshmoi e tha: "Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se një nga ju do të më tradhtojë'.
-
22
|Juan 13:22|
Atëherë dishepujt u panë njëri me tjetrin, por nuk arrinin të kuptonin për kë po fliste.
-
23
|Juan 13:23|
Por një nga dishepujt e tij, të cilin Jezusi e donte, ishte mbështetur te kraharori i Jezusit.
-
24
|Juan 13:24|
Atëherë Simon Pjetri i bëri shenjë të pyeste kush ishte ai për të cilin foli.
-
25
|Juan 13:25|
Dhe ai dishepull, duke u përkulur mbi kraharorin e Jezusit, e pyeti: "Zot, kush është?'.
-
26
|Juan 13:26|
Jezusi u përgjigj: "Éshtë ai të cilit do t´i jap kafshatën, pasi ta kem ngjyer'. Dhe e ngjeu kafshatën e ia dha Judë Iskariotit, birit të Simonit.
-
27
|Juan 13:27|
Dhe pas kafshatës, Satani hyri në të. Atëherë Jezusi i tha: "Ç´ke për të bërë, bëje shpejt!'.
-
28
|Juan 13:28|
Por asnjë nga ata që ishin në tryezë nuk e mori vesh pse ai e tha këtë.
-
29
|Juan 13:29|
Disa në fakt mendonin se, duke qenë se Juda e mbante qesen, Jezusi i kishte thënë: "Bli gjërat që na duhen për festën'; ose që t´u jepte diçka të varfërve.
-
30
|Juan 13:30|
Ai, pra, mori kafshatën dhe doli menjëherë. Ishte natë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7