- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Juan 16:1|
									'Jua kam thënë këto gjëra, që të mos skandalizoheni.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Juan 16:2|
									Do t´ju përjashtojnë nga sinagogat; madje po vjen ora kur, kushdo që t´ju vrasë, do të mendojë se i ka kryer një shërbim Perëndisë.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Juan 16:3|
									Dhe do t´ju bëjnë këto gjëra, sepse nuk kanë njohur as Atin, as mua.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Juan 16:4|
									Por unë jua kam thënë këto gjëra që, kur të vijë momenti, të kujtoheni se unë jua kisha thënë; por nga fillimi këto fjalë nuk jua pata thënë, sepse isha me ju.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Juan 16:5|
									Por tani unë po shkoj tek ai që më ka dërguar, dhe askush nga ju s´po më pyet: "Ku po shkon?".									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Juan 16:6|
									Madje, për shkak se ju thashë këto gjëra, trishtimi e ka mbushur zemrën tuaj.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Juan 16:7|
									Megjithatë unë ju them të vërtetën: është mirë për ju që unë të shkoj, sepse, po nuk shkova, nuk do të vijë te ju Ngushëlluesi; por, po shkova, unë do t´jua dërgoj.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Juan 16:8|
									Dhe kur të ketë ardhur, ai do ta bindë botën për mëkat, për drejtësi dhe për gjykim.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Juan 16:9|
									Për mëkat, sepse nuk besojnë në mua;									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Juan 16:10|
									për drejtësi, sepse unë po shkoj tek Ati dhe nuk do të më shihni më;									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15