- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									21
									 
									 
									|Juan 16:21|
									Gruaja, kur lind, ka dhembje, sepse i erdhi ora; por, sapo e ka lindur fëmijën, nuk kujton më ankthin prej gëzimit që lindi një qenie njerëzore në botë.									
									    
								 
- 
									
									22
									 
									 
									|Juan 16:22|
									Kështu edhe ju tani jeni në dhembje, por unë do t´ju shoh përsëri dhe zemra juaj do të gëzohet, dhe askush nuk do t´ua heqë gëzimin tuaj.									
									    
								 
- 
									
									23
									 
									 
									|Juan 16:23|
									Atë ditë ju nuk do të më bëni më asnjë pyetje. Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se çdo gjë që t´i kërkoni Atit në emrin tim, ai do t´jua japë.									
									    
								 
- 
									
									24
									 
									 
									|Juan 16:24|
									Deri tani ju s´keni kërkuar asgjë në emrin tim; kërkoni dhe do të merrni, që gëzimi juaj të jetë i plotë.									
									    
								 
- 
									
									25
									 
									 
									|Juan 16:25|
									Jua kam thënë këto gjëra në shëmbëlltyra, por po vjen ora kur nuk do t´ju flas më me shëmbëlltyra, por do t´ju flas haptas për Atin.									
									    
								 
- 
									
									26
									 
									 
									|Juan 16:26|
									Në atë ditë ju do të kërkoni në emrin tim; dhe nuk po them se unë do t´i lutem Atit për ju;									
									    
								 
- 
									
									27
									 
									 
									|Juan 16:27|
									Ati vetë në fakt ju do, sepse ju më deshët mua dhe keni besuar se unë dola nga Perëndia.									
									    
								 
- 
									
									28
									 
									 
									|Juan 16:28|
									Unë dola nga Ati dhe erdha në botë; përsëri po e lë botën dhe kthehem tek Ati'.									
									    
								 
- 
									
									29
									 
									 
									|Juan 16:29|
									Dishepujt e tij i thanë: "Ja, ti tani po flet haptas dhe s´po përdor asnjë shëmbëlltyrë.									
									    
								 
- 
									
									30
									 
									 
									|Juan 16:30|
									Tani ne njohim se ti di gjithçka dhe s´ke nevojë që ndokush të të pyesë; prandaj ne besojmë se ke dalë nga Perëndia'.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15