- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|Juan 19:11|
									Jezusi u përgjigj: "Ti nuk do të kishe asnjë pushtet përmbi mua, po të mos të qe dhënë prej së larti; prandaj ai që më dorëzoi tek ti ka faj më të madh'.									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|Juan 19:12|
									Që nga ai moment Pilati kërkoi ta lironte; por Judenjtë bërtisnin, duke thënë: "Po e lirove këtë, nuk je mik i Cezarit; kush e bën veten mbret, i kundërvihet Cezarit'.									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|Juan 19:13|
									Pilati, pra, kur i dëgjoi këto fjalë, e çoi jashtë Jezusin dhe u ul në selinë e gjykatës, në vendin e quajtur "Kalldrëm", e në hebraisht "Gabatha";									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|Juan 19:14|
									tani ishte dita e përgatitjes së Pashkës, dhe ishte afërsisht ora e gjashtë; dhe u tha Judenjve: "Ja mbreti juaj'.									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|Juan 19:15|
									Por ata bërtitën: "Largoje! Largoje! Kryqëzoje!'. Pilati u tha atyre: "Ta kryqëzoj mbretin tuaj?'. Krerët e priftërinjve u përgjigjën: "Ne s´kemi mbret tjetër përveç Cezarit!'.									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|Juan 19:16|
									Atëherë ai ua dorëzoi që të kryqëzohej. Dhe ata e morën Jezusin dhe e çuan tutje.									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|Juan 19:17|
									Dhe ai, duke mbartur kryqin e tij, u nis drejt vendit që quhej "Kafka", që në hebraisht quhet "Golgota",									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|Juan 19:18|
									ku e kryqëzuan, dhe me të dy të tjerë, njërin në një anë e tjetrin në anën tjetër, dhe Jezusi në mes.									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|Juan 19:19|
									Dhe Pilati shkroi edhe një mbishkrim dhe e vuri në kryq; dhe atje ishte shkruar: "JEZUSI NAZAREAS, MBRETI I JUDENJVE".									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|Juan 19:20|
									Kështu këtë mbishkrim e lexuan shumë nga Judenjtë, sepse vendi ku u kryqëzua Jezusi ishte afër qytetit; dhe mbishkrimi ishte shkruar hebraisht, greqisht dhe latinisht.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18