- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									21
									 
									 
									|Juan 19:21|
									Prandaj krerët e priftërinjve të Judenjve i thanë Pilatit: "Mos shkruaj: "Mbreti i Judenjve", por se ai ka thënë: "Unë jam mbreti i Judenjve"'.									
									    
								 
- 
									
									22
									 
									 
									|Juan 19:22|
									Pilati u përgjigj: "Atë që kam shkruar, e kam shkruar!'.									
									    
								 
- 
									
									23
									 
									 
									|Juan 19:23|
									Dhe ushtarët, mbasi e kishin kryqëzuar Jezusin, morën rrobat e tij dhe bënë katër pjesë, një pjesë për çdo ushtar, dhe tunikën. Por tunika ishte pa tegel, e endur një copë nga maja e deri në fund.									
									    
								 
- 
									
									24
									 
									 
									|Juan 19:24|
									Prandaj ata i thanë njëri-tjetrit: "Nuk e grisim, por hedhim short kujt t´i bjerë'; që të përmbushej Shkrimi, që thotë: "I ndanë midis tyre rrobat e mia, dhe hodhën short për tunikën time'. Ushtarët, pra, i bënë këto gjëra.									
									    
								 
- 
									
									25
									 
									 
									|Juan 19:25|
									Por afër kryqit të Jezusit, qendronin nëna e tij dhe motra e nënës së tij, Maria e Kleopas dhe Maria Magdalenë.									
									    
								 
- 
									
									26
									 
									 
									|Juan 19:26|
									Atëherë Jezusi, kur pa nënën e tij dhe pranë saj dishepullin që donte, i tha nënës së tij: "O grua, ja biri yt!'.									
									    
								 
- 
									
									27
									 
									 
									|Juan 19:27|
									Pastaj i tha dishepullit: "Ja nëna jote!'. Dhe që në atë moment ai e mori në shtëpinë e vet.									
									    
								 
- 
									
									28
									 
									 
									|Juan 19:28|
									Pas kësaj, Jezusi, duke ditur që tashmë çdo gjë ishte kryer, që të përmbushej Shkrimi, tha: "Kam etje!'.									
									    
								 
- 
									
									29
									 
									 
									|Juan 19:29|
									Por aty ishte një enë plot me uthull. Pasi shtinë një sfungjer në uthull dhe e vunë në majë të një dege hisopi, ia afruan te goja.									
									    
								 
- 
									
									30
									 
									 
									|Juan 19:30|
									Kur Jezusi e mori uthullën, tha: "U krye!'. Dhe duke ulur kryet, dha frymën.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18