-
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Juan 1:21|
Atëherë ata e pyetën: "Kush je, pra? A je Elia?'. Ai tha: "Nuk jam!'. "Je ti profeti?'. Dhe ai përgjigjej: "Jo!'.
-
22
|Juan 1:22|
Atëherë ata i thanë: "Kush je ti, që t´u japim përgjigje atyre që na dërguan? ç´thua për veten tënde?'.
-
23
|Juan 1:23|
Ai u përgjigj: "Unë jam zëri i atij që bërtet në shkretëtirë: drejtoni udhën e Zotit, sikurse tha profeti Isaia'.
-
24
|Juan 1:24|
Dhe ata që qenë dërguar, ishin nga farisenjtë;
-
25
|Juan 1:25|
ata e pyetën dhe i thanë: "Atëherë pse ti pagëzon, kur nuk je as Krishti, as Elia, as profeti?'.
-
26
|Juan 1:26|
Gjoni iu përgjigj atyre, duke thënë: "Unë pagëzoj me ujë, por midis jush është një që ju nuk e njihni.
-
27
|Juan 1:27|
Ai është ai që vjen pas meje e më paraprin, të cilit unë nuk jam i denjë t´ia zgjidh lidhësen e sandaleve'.
-
28
|Juan 1:28|
Këto gjëra ndodhën në Betabara, përtej Jordanit, ku Gjoni po pagëzonte.
-
29
|Juan 1:29|
Të nesërmen, Gjoni e pa Jezusin që po vinte drejt tij dhe tha: "Ja, Qengji i Perëndisë, që heq mëkatin e botës!
-
30
|Juan 1:30|
Ky është ai për të cilin unë thashë: "Mbas meje vjen një burrë që më ka paraprirë, sepse ishte përpara meje!".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7