-
-
Bibla Shqiptare
-
-
31
|Juan 1:31|
Unë nuk e njihja, prandaj erdha të pagëzoj me ujë, që ky t´i zbulohet Izraelit'.
-
32
|Juan 1:32|
Dhe Gjoni dëshmoi duke thënë: "E pashë Frymën duke zbritur nga qielli si një pëllumb dhe ndenji mbi të.
-
33
|Juan 1:33|
Unë nuk e njihja, por ai që më dërgoi të pagëzoj në ujë, më tha: "Ai, mbi të cilin do të shikosh se zbret Fryma dhe qëndron mbi të, është ai që pagëzon me Frymën e Shenjtë".
-
34
|Juan 1:34|
Dhe unë pashë e dëshmova se ai është Biri i Perëndisë'.
-
35
|Juan 1:35|
Të nesërmen Gjoni rrinte përsëri atje me dy nga dishepujt e vet.
-
36
|Juan 1:36|
Dhe, duke i ngulur sytë mbi Jezusin që po kalonte, tha: "Ja Qengji i Perëndisë!'.
-
37
|Juan 1:37|
Dhe të dy dishepujt dëgjuan atë duke folur, dhe e ndoqën Jezusin.
-
38
|Juan 1:38|
Por Jezusi u kthye dhe, kur pa se po e ndiqnin, u tha atyre: "Ç´kërkoni?'. Ata i thanë: "Rabbi (që e përkthyer do të thotë "mësues"), ku banon?'.
-
39
|Juan 1:39|
Ai iu përgjigj atyre: "Ejani e shikoni'. Ata shkuan dhe e panë ku banonte ai, dhe ndenjën atë ditë bashkë me të. Ishte rreth orës dhjetë.
-
40
|Juan 1:40|
Andrea, vëllai i Simon Pjetrit, ishte një nga ata të dy që e kishin dëgjuar këtë nga Gjoni dhe kishin ndjekur Jezusin.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Gálatas 1-3