-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Marcos 1:11|
Dhe një zë erdhi nga qielli: "Ti je Biri im i dashur në të cilin jam kënaqur.
-
12
|Marcos 1:12|
Fill pas kësaj, Fryma e Shenjtë e çoi në shkretëtirë;
-
13
|Marcos 1:13|
dhe qëndroi në shkretëtirë dyzet ditë, i tunduar nga Satanai. Ishte bashkë me bishat dhe engjëjt i shërbenin.
-
14
|Marcos 1:14|
Dhe mbasi e burgosën Gjonin, Jezusi erdhi në Galile duke predikuar ungjillin e mbretërisë së Perëndisë,
-
15
|Marcos 1:15|
dhe duke thënë: "U mbush koha dhe mbretëria e Perëndisë është afër. Pendohuni dhe besoni ungjillin'.
-
16
|Marcos 1:16|
Ndërsa po kalonte gjatë bregut të detit të Galilesë, ai pa Simonin dhe Andrean, vëllanë e tij, të cilët po hidhnin rrjetën në det sepse ishin peshkatarë.
-
17
|Marcos 1:17|
Dhe Jezusi u tha atyre: "Ndiqmëni dhe unë do t´ju bëj peshkatarë njerëzish'.
-
18
|Marcos 1:18|
Dhe ata i lanë menjëherë rrjetat dhe e ndoqën.
-
19
|Marcos 1:19|
Mbasi eci edhe pak, pa Jakobin, bir in e Zebedeut dhe Gjonin, vëllanë e tij, të cilët ndreqnin rrjetat e tyre në barkë.
-
20
|Marcos 1:20|
Dhe i thirri menjëherë; dhe ata e lanë atin e tyre Zebedeun në barkë me mëditësit dhe e ndoqën.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Samuel 28-31