-
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Marcos 1:21|
Pastaj hynë në Kapernaum dhe menjëherë, ditën e shtunë, ai hyri në sinagogë dhe i mësonte njerëzit.
-
22
|Marcos 1:22|
Dhe njerëzit habiteshin nga doktrina e tij, sepse ai i mësonte si një që ka pushtet dhe jo si skribët.
-
23
|Marcos 1:23|
Atëherë në sinagogën e tyre ishte një njeri i pushtuar nga një frymë e ndyrë, i cili filloi të bërtasë,
-
24
|Marcos 1:24|
duke thënë: "Ç´ka midis nesh dhe teje, o Jezus Nazareas? A erdhe të na shkatë-rrosh? Unë e di kush je: I Shenjti i Perëndisë'.
-
25
|Marcos 1:25|
Por Jezusi e qortoi duke thënë: "Hesht dhe dil prej tij!'.
-
26
|Marcos 1:26|
Dhe fryma e ndyrë, mbasi e sfiliti, dhe duke lëshuar një britmë të madhe doli prej tij.
-
27
|Marcos 1:27|
Dhe të gjithë u mahnitën aq shumë sa pyesnin njeri tjetrin duke thënë: "Vallë ç´është kjo? Cfarë doktrinë e re qënka kjo? Ky i urdhëroka me autoritet edhe frymërat e ndyra, dhe ata i binden'.
-
28
|Marcos 1:28|
Dhe fama e tij u përhap menjëherë në mbarë krahinën përreth Galilesë.
-
29
|Marcos 1:29|
Sapo dolën nga sinagoga, erdhën në shtëpinë e Simonit dhe të Andreas, me Jakobin dhe Gjonin.
-
30
|Marcos 1:30|
Vjehrra e Simonit ishte në shtrat me ethe dhe ata menjëherë i folën për të.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Samuel 28-31