-
-
Bibla Shqiptare
-
-
31
|Marcos 1:31|
Atëhërë ai u afrua, e kapi për dore dhe e ngriti. Menjëherë ethet e lanë dhe ajo nisi t´u shërbejë.
-
32
|Marcos 1:32|
Në mbrëmje, pas perëndimit të diellit, i prunë të gjithë të sëmurit dhe të idemonizuarit.
-
33
|Marcos 1:33|
Dhe gjithë qyteti ishte mbledhur përpara derës.
-
34
|Marcos 1:34|
Ai shëroi shumë, që lëngonin nga sëmundje të ndryshme, dhe dëboi shumë demonë; dhe nuk i lejoi demonët të flasin, sepse ata e njihnin.
-
35
|Marcos 1:35|
Pastaj, të nesërmen në mëngjes, kur ende ishte shumë errët, Jezusi u ngrit, doli dhe shkoi në një vend të vetmuar dhe atje u lut.
-
36
|Marcos 1:36|
Dhe Simoni dhe ata që ishin me të e kërkonin.
-
37
|Marcos 1:37|
Dhe, kur e gjetën, i thanë: "Të gjithë po të kerkojnë!'.
-
38
|Marcos 1:38|
Dhe ai u tha atyre: "Lë të shkojmë në fshatrat e afërm që të predikoj edhe atje, sepse për këtë kam ardhur'.
-
39
|Marcos 1:39|
Dhe ai e përshkoi gjithë Galilenë duke predikuar nëpër sinagogat e tyre dhe duke dëbuar demonët.
-
40
|Marcos 1:40|
Dhe erdhi tek ai një lebroz i cili, duke iu lutur, ra në gjunj dhe i tha: "Po të duash, ti mund të më pastrosh'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Samuel 28-31