-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Marcos 7:11|
Por ju thoni: "Në qoftë se dikush i thotë atit të vet ose nënës së vet: Gjithçka që mund të bëjë për ty është kurban, domethënë një ofertë Perëndisë",
-
12
|Marcos 7:12|
nuk e lejoni atë të bëjë asgjë për atin e vet ose për nënën e vet,
-
13
|Marcos 7:13|
duke e anuluar kështu fjalën e Perëndisë me traditën tuaj, që ju e keni trashëguar. Dhe ju po bëni shumë gjëra të tjera të ngjashme'.
-
14
|Marcos 7:14|
Pastaj thirri gjithë turmën rreth vetes dhe i tha: "Më dëgjoni të gjithë dhe kuptoni:
-
15
|Marcos 7:15|
Nuk ka asgjë jashtë njeriut që, duke hyrë në të, mund ta ndotë atë; përkundrazi janë ato gjëra që dalin prej tij që e ndotin.
-
16
|Marcos 7:16|
Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë!
-
17
|Marcos 7:17|
Më pas, kur ai u kthye në shtëpi, larg turmës, dishepujt e vet e pyetën për kuptimin e shëmbëlltyrës.
-
18
|Marcos 7:18|
Dhe ai u tha atyre: "Edhe ju qënkeni kaq të pamend? A nuk e kuptoni se çdo gjë që nga jashtë hyn te njeriu nuk mund ta ndotë,
-
19
|Marcos 7:19|
sepse nuk i hyn në zemër, por në bark, dhe pastaj jashtëqitet në gjiriz?'. Duke folur kështu, ai i deklaroi të pastra të gjitha ushqimet.
-
20
|Marcos 7:20|
Tha akoma: "Ajo që del nga njeriu, e bën atë të ndotur.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 28-30