-
-
Bibla Shqiptare
-
-
31
|Marcos 7:31|
Mbasi u nis përsëri nga krahina e Tiros dhe e Sidonit, Jezusi arriti te deti i Galilesë, në mes të krahinës së Dekapolit.
-
32
|Marcos 7:32|
Dhe i paraqitën një të shurdhët që mezi fliste, dhe iu lutën t´i vërë duart mbi të.
-
33
|Marcos 7:33|
Si e mori veçmas, larg turmës, ia shtiu gishtrinjtë në vesh dhe mbasi e pështyu ia preku gjuhën.
-
34
|Marcos 7:34|
Pastaj i drejtoi sytë nga qielli, psherëtiu dhe i tha: "Effatha', që do të thotë: "Hapu!'.
-
35
|Marcos 7:35|
Dhe menjëherë iu hapën veshët, iu zgjidh nyja e gjuhës dhe foli rrjedhshëm.
-
36
|Marcos 7:36|
Dhe Jezusi i urdhëroi ata që të mos i tregojnë askujt; por sa më tepër ua ndalonte, aq më tepër ata e përhapnin.
-
37
|Marcos 7:37|
Dhe, të habitur shumë, thonin: "Ai çdo gjë e ka bërë mirë: ai i bën që të shurdhët të dëgjojnë dhe memecët të flasin!'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 28-30