-
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Marcos 7:21|
Sepse nga brenda, domethënë nga zemra e njeriut, dalin mendimet e mbrapshta, shkeljet e kurorës, kurvërimi, vrasjet,
-
22
|Marcos 7:22|
vjedhjet, lakmitë, ligësitë, mashtrimet, pafytyrësia, smira, blasfemia, kryelartësia, budallallëku.
-
23
|Marcos 7:23|
Të gjitha këto të mbrapshta dalin nga brenda dhe e ndotin njeriut'.
-
24
|Marcos 7:24|
Pastaj u nis që andej dhe shkoi në krahinën e Tiros dhe të Sidonit; hyri në një shtëpi dhe donte që askush të mos e dinte, por nuk mundi të qëndrojë i fshehur.
-
25
|Marcos 7:25|
Në fakt një grua, vajza e së cilës kishte një frymë e ndyrë, duke dëgjuar për Jezusin, erdhi dhe u hodh para këmbëve të tij.
-
26
|Marcos 7:26|
Tani ajo grua ishte greke, me prejardhje sirofenikase; dhe iu lut që ta dëbonte demonin nga e bija;
-
27
|Marcos 7:27|
por Jezusi i tha: "Lëri më parë fëmijët të ngopen, sepse nuk është mirë të merret buka e fëmijëve e t´u hidhet këlyshëve të qenve'.
-
28
|Marcos 7:28|
Por ajo u përgjigj dhe i tha: "Mirë po flet, o Zot, por edhe këlyshët nën tryezë hanë thërimet e fëmijëve!'
-
29
|Marcos 7:29|
Atëherë ai i tha: "Për këtë fjalën tënde, shko; demoni doli nga vajza jote!'.
-
30
|Marcos 7:30|
Dhe ajo, kur u kthye në shtëpinë e vet, e gjeti të bijën në shtrat, dhe demoni i kishte dalë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 28-30