-
-
Bibla Shqiptare
-
-
48
|Marcos 10:48|
Shumë e qortonin që të heshte, por ai bërtiste edhe më fort: "Bir i Davidit, ki mëshirë për mua!'.
-
49
|Marcos 10:49|
Dhe Jezusi qëndroi dhe urdhëroi që ta thërrasin. Ata e thirrën, pra, të verbërin duke i thënë: "Merr zemër, çohu, ai po të thërret!'.
-
50
|Marcos 10:50|
Atëherë ai hodhi tej rrobën e tij, u ngrit dhe erdhi te Jezusi.
-
51
|Marcos 10:51|
Dhe Jezusi mori fjalën dhe i tha: "Çfarë do që unë të të bëj?'. I verbëri i tha: "Rabboni, që të më kthehet të parit!'.
-
52
|Marcos 10:52|
Dhe Jezusi i tha: "Shko, besimi yt të shëroi'. Dhe në çast atij iu kthye të parit dhe nisi të ndjekë Jezusin në udhë.
-
1
|Marcos 11:1|
Tani kur iu afruan Jeruzalemit, drejt Betfage dhe Betania, afër malit të Ullinjve, Jezusi dërgoi dy nga dishepujt e vet,
-
2
|Marcos 11:2|
duke u thënë: "Shkoni në fshatin përballë dhe, posa të hyni aty, do të gjeni një kërriç të lidhur, mbi të cilin akoma nuk ka hipur askush; zgjidheni dhe ma sillni.
-
3
|Marcos 11:3|
Dhe në se ndokush iu thotë: "Pse po veproni kështu?", përgjigjuni: "I duhet Zotit. Ai do ta kthejë menjëherë këtu"'.
-
4
|Marcos 11:4|
Ata shkuan dhe e gjetën kërriçin të lidhur afër një dere, në rrugë, dhe e zgjidhën.
-
5
|Marcos 11:5|
Disa nga të pranishmit u thanë atyre: "Ç´po bëni? Pse po e zgjidhni kërriçin?'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Reyes 4-5