-
-
Bibla Shqiptare
-
-
18
|Marcos 10:18|
Dhe Jezusi i tha: "Përse më quan i mirë? Askush nuk është i mirë, përveç një të vetmi, domethënë Perëndisë.
-
19
|Marcos 10:19|
Ti i njeh urdhërimet: "Mos shkel kurorën. Mos vrit. Mos vidh. Mos bëj dëshmi të rreme. Mos mashtro. Ndero atin tënd dhe nënën tënde"'.
-
20
|Marcos 10:20|
Dhe ai, duke iu përgjigjur, i tha: "Mësues, të gjitha këto i kam zbatuar që në fëmijërinë time'.
-
21
|Marcos 10:21|
Atëherë Jezusi e vështroi në fytyrë, ndjeu dashuri për të dhe i tha: "Një gjë të mungon; shko, shit të gjitha ato që ke dhe jepua të varfërve dhe do të kesh një thesar në qiell; pastaj eja, merre kryqin tënd dhe më ndiq'.
-
22
|Marcos 10:22|
Por ai u trishtua për këto fjalë dhe u largua me keqardhje, sepse kishte shumë pasuri.
-
23
|Marcos 10:23|
Atëherë Jezusi, mbasi e hodhi vështrimin përreth, u tha dishepujve të vet: "Sa vështirë është për ata që kanë pasuri të hyjnë në mbretërinë e Perëndisë!'.
-
24
|Marcos 10:24|
Dishepujt u habitën shumë nga këto fjalë të tij. Por Jezusi foli përsëri dhe u tha atyre: "O bij, sa e vështirë është që të hyjnë në mbretërinë e Perëndisë ata që mbështeten te pasuria.
-
25
|Marcos 10:25|
Éshtë më e lehtë që një deve të kalojë nëpër vrimën e një gjilpëre, se sa të hyjë një i pasur në mbretërinë e Perëndisë'.
-
26
|Marcos 10:26|
Dhe ata u çuditën edhe më tepër dhe i thoshin njëri-tjetrit: "Atëherë kush vallë mund të shpëtohet?'.
-
27
|Marcos 10:27|
Por Jezusi, duke i ngulur sytë mbi ta, u tha: "Kjo për njerëzit është e pamundur, por jo për Perëndinë, sepse gjithçka është e mundur për Perëndinë'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Reyes 4-5