-
-
Bibla Shqiptare
-
-
8
|Marcos 10:8|
dhe të dy do të jenë një mish i vetëm; kështu nuk janë më dy, por një mish i vetëm.
-
9
|Marcos 10:9|
Prandaj njeriu të mos ndajë atë që Perëndia e ka bashkuar!'.
-
10
|Marcos 10:10|
Dhe në shtëpi dishepujt e vet e pyetën përsëri për këtë çështje.
-
11
|Marcos 10:11|
Atëherë ai u tha atyre: "Ai që lë gruan e vet dhe martohet me një tjetër, shkel kurorën me të.
-
12
|Marcos 10:12|
Po ashtu, nëse gruaja lë burrin e vet dhe martohet me një tjetër, shkel kurorën.
-
13
|Marcos 10:13|
Atëherë i prunë disa fëmijë të vegjël që ai t´i prekte ata; por dishepujt i qortonin ata që i prunë.
-
14
|Marcos 10:14|
Kur Jezusi e pa këtë, i indinjuar, u tha atyre: "I lini fëmijët e vegjël të vijnë tek unë dhe mos i pengoni, sepse e tyre është mbretëria e Perëndisë.
-
15
|Marcos 10:15|
Në të vërtetë po ju them se kushdo që nuk e pranon mbretërinë e Perëndisë si një fëmijë i vogël, nuk do të hyjë në të'.
-
16
|Marcos 10:16|
Dhe, si i mori në krahë, i bekoi duke vënë duart mbi ta.
-
17
|Marcos 10:17|
Tani kur po bëhej gati për rrugë, i doli përpara dikush me vrap; u gjunjëzua para tij dhe e pyeti: "Mësues i mirë, çfarë duhet të bëj që të trashëgoj jetën e përjetshme?'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Reyes 4-5