-
-
Bibla Shqiptare
-
-
28
|Marcos 9:28|
Kur Jezusi hyri në shtëpi, dishepujt e vet e pyetën veçmas: "Përse ne nuk mundëm ta dëbojmë?'.
-
29
|Marcos 9:29|
dhe ai u tha atyre: "Ky lloj frymërash nuk mund të dëbohet ndryshe, përveç, se me lutje dhe agjërim'.
-
30
|Marcos 9:30|
Mbasi u nisën prej andej, kaluan nëpër Galile; dhe ai nuk donte që ta merrte vesh njeri.
-
31
|Marcos 9:31|
Ai, në fakt, i mësonte dishepujt e vet dhe u thoshte atyre: "Së shpejti Biri i njeriut do të dorëzohet në duart e njerëzve dhe ata do ta vrasin; dhe, pasi të jetë vrarë, ai do të ringjallet ditën e tretë'.
-
32
|Marcos 9:32|
Por ata nuk i kuptonin këto fjalë dhe kishin frikë ta pyesnin.
-
33
|Marcos 9:33|
Dhe arritën në Kapernaum; dhe kur hyri në shtëpi, i pyeti: "Për çfarë diskutonit ndërmjet jush rrugës?'.
-
34
|Marcos 9:34|
Dhe ata heshtën, sepse rrugës kishin diskutuar se cili ndër ta ishte më i madhi.
-
35
|Marcos 9:35|
Atëherë ai u ul, i thirri të dymbëdhjetët dhe u tha atyre: "Nëse dikush don të jetë i pari, le të bëhet i fundit i të gjithëve dhe shërbëtori i të gjithëve'.
-
36
|Marcos 9:36|
Dhe mori një fëmijë të vogël dhe e vuri në mes të tyre; pastaj e mori në krahë dhe u tha atyre:
-
37
|Marcos 9:37|
'Cilido që pranon një nga këta fëmijë në emrin tim, më pranon mua; dhe kushdo që më pranon mua, nuk më pranon mua, por atë që më ka dërguar'
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Reyes 6-8