-
-
Bibla Shqiptare
-
-
36
|Marcos 8:36|
Ç´dobi do të ketë njeriu të fitojë gjithë botën, nëse më pas do të humbë shpirtin e vet?
-
37
|Marcos 8:37|
Ose çfarë mund të japë njeriu në shkëmbim të shpirtit të vet?
-
38
|Marcos 8:38|
Sepse kujtdo që do t´i vijë turp për mua dhe për fjalët e mia në mes të këtij brezi kurorëshkelës dhe mëkatar, për atë do t´i vijë turp edhe Birit të njeriut, kur të arrijë në lavdinë e Atit të vet, me engjëjt e shenjtë'.
-
1
|Marcos 9:1|
Pastaj u tha atyre: "Në të vërtetë ju them se midis jush që jeni këtu ka disa që nuk do ta shijojnë vdekjen para se të shohin të vijë me fuqi mbretëria e Perëndisë'.
-
2
|Marcos 9:2|
Mbas gjashtë ditësh Jezusi mori me vete Pjetrin, Jakobin e Gjonin dhe i çoi në vetmi, vetëm ata, mbi një mal të lartë; dhe u shpërfytyrua përpara tyre.
-
3
|Marcos 9:3|
Dhe rrobat e tij u bënë të shndritshme dhe krejt të bardha, si bora, më të bardha nga sa nuk mund t´i zbardhojë asnjë rrobalarës mbi tokë.
-
4
|Marcos 9:4|
Dhe atyre iu shfaqën Elia me Moisiun, që po bisedonin me Jezusin.
-
5
|Marcos 9:5|
Atëherë Pjetri e mori fjalën dhe i tha Jezusit: "Mësues, për ne është mirë të jemi këtu; bëjmë, pra, tri çadra: një për ty, një për Moisiun dhe një për Elian!'.
-
6
|Marcos 9:6|
Në fakt ai nuk dinte çfarë thoshte, sepse ata ishin të trembur.
-
7
|Marcos 9:7|
Pastaj erdhi një re dhe i mbuloi me hijen e vet; dhe nga reja doli një zë që tha: "Ky është Biri im i dashur; dëgjojeni!'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Job 22-24