-
-
Bibla Shqiptare
-
-
26
|Marcos 8:26|
Dhe Jezusi e nisi të shkojë në shtëpinë e tij duke i thënë: "Mos hyr në fshat dhe mos ia trego askujt në fshat'.
-
27
|Marcos 8:27|
Pastaj Jezusi shkoi bashkë me dishepujt e vet ndër fshatrat e Cesaresë së Filipit; dhe gjatë rrugës i pyeti dishepujt e vet duke u thënë atyre: "Kush thonë njerëzit se jam unë?'.
-
28
|Marcos 8:28|
Ata u përgjigjën: "Disa Gjon Pagëzori, të tjerë Elia, dhe të tjerë një nga profetët'.
-
29
|Marcos 8:29|
Dhe ai u tha atyre: "Po ju, kush thoni se jam?'. Dhe Pjetri, duke iu përgjigjur i tha: "Ti je Krishti'.
-
30
|Marcos 8:30|
Atëherë ai i urdhëroi rreptësisht që të mos i tregojnë askujt për të.
-
31
|Marcos 8:31|
Pastaj nisi t´u mësojë atyre se Birit të njeriut i duhet të vuajë shumë gjëra, do të hidhet poshtë nga pleqtë, nga krerët e priftërinjve dhe nga skribët; se do të vritet dhe pas tri ditësh do të ringjallet.
-
32
|Marcos 8:32|
Dhe ai i tha këto gjëra haptas. Atëherë Pjetri e mori mënjanë dhe filloi ta qortojë.
-
33
|Marcos 8:33|
Por ai u kthye, shikoi dishepujt e vet dhe e qortoi Pjetrin, duke thënë: "Largohu nga unë, Satana, se ti nuk ke shqisën për gjërat e Perëndisë, por për gjërat e njerëzve!'.
-
34
|Marcos 8:34|
Pastaj e thirri pranë vetes turmën me dishepujt e vet dhe iu tha: "Kushdo që don të vijë pas meje, të mohojë vetveten, të marrë kryqin e vet dhe të më ndjekë,
-
35
|Marcos 8:35|
sepse ai që don të shpëtojë jetën e vet, do ta humbasë; por ai që do të humbasë jetën e vet për hirin tim e për ungjillin, do të shpëtojë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Reyes 4-5