-
-
Bibla Shqiptare
-
-
16
|Marcos 8:16|
Por ata diskutonin midis tyre duke thënë: "Nuk kemi bukë'.
-
17
|Marcos 8:17|
Jezusi e vuri re dhe u tha: "Përse dis-kutoni që s´keni bukë? Ende nuk po e kuptoni e nuk e merrni vesh? Ende e keni zemrën të ngurtë?
-
18
|Marcos 8:18|
Keni sy dhe nuk shihni, keni veshë dhe nuk dëgjoni? Dhe nuk po mbani mend?
-
19
|Marcos 8:19|
Kur ndava të pesë bukët për të pesë mijtë, sa kosha plot me copa mblodhët?'. Ata thanë: "Dymbëdhjetë'.
-
20
|Marcos 8:20|
'Po kur theva të shtatë bukët për të katër mijtët, sa shporta plot me bukë mblodhët?'. Dhe ata thanë: "Shtatë'.
-
21
|Marcos 8:21|
Dhe ai u tha atyre: "Po si, ende nuk po kuptoni?'.
-
22
|Marcos 8:22|
Pastaj arriti në Betsaida; dhe i prunë një të verbër e iu lutën ta prekte.
-
23
|Marcos 8:23|
Atëherë e mori për dore të verbërin, e nxori jashtë fshatit dhe, pasi i pështyu në sy dhe vuri duart mbi të, e pyeti nëse shihte gjë.
-
24
|Marcos 8:24|
Dhe ai, duke hapur sytë, tha: "Po shoh njerëz si pemë që ecin'.
-
25
|Marcos 8:25|
Atëherë Jezusi i vuri përsëri duart mbi sytë dhe e bëri të shikojë lart; dhe atij iu kthye të parit dhe shikonte qartë gjithçka.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Reyes 4-5