-
-
Bibla Shqiptare
-
-
48
|Marcos 9:48|
atje ku krimbi i tyre nuk vdes dhe zja-rri nuk fiket.
-
49
|Marcos 9:49|
Sepse gjithkush duhet të kripet me zjarr, dhe çdo fli duhet të kripet me kripë.
-
50
|Marcos 9:50|
Kripa është e mirë, por nëse kripa bëhet e amësht, me se do t´i jepni shijen? Kini kripë në vetvete dhe jetoni në paqe njëri me tjetrin!'.
-
1
|Marcos 10:1|
Mbasi u nis prej andej, Jezusi shkoi në krahinën e Judesë gjatë Jordanit dhe përsëri u mblodhën rreth tij turma; ai përsëri filloi t´i mësojë, siç e kishte zakon.
-
2
|Marcos 10:2|
Dhe farisenjtë, për ta vënë në provë, e pyetën: "A është e ligjshme që burri ta lë gruan?'.
-
3
|Marcos 10:3|
Dhe ai, duke u përgjigjur, u tha atyre: "Çfarë ju ka urdhëruar Moisiu?'.
-
4
|Marcos 10:4|
Ata thanë: "Moisiu ka lejuar të shkruhet letra e shkurorëzimit dhe ta lësh gruan'.
-
5
|Marcos 10:5|
Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, u tha atyre: "Për shkak të ngurtësisë së zemrës suaj ai e shkroi atë rregull;
-
6
|Marcos 10:6|
por në fillim të krijimit, Perëndia i bëri mashkull e femër.
-
7
|Marcos 10:7|
Për këtë arsye njeriu do ta braktisë babanë e tij dhe nënën e tij dhe do të bashkohet me gruan e tij;
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Job 22-24